Cafu: Pasardhësi im një spanjoll. Messi-Neymar në një skuadër? Spektakël

schedule11:58 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:58 - 12 Shkurt, 2021

Cafu është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të historisë së futbollit. Ish-kapiteni legjendar i Brazilit ka dhënë një rrëfim interesant për spanjollen Marca, aty ku flet rreth pasardhësit të tij, Neymar dhe Leo Messit, yllit të Barcelonës.

I preferuari im është Dani Carvajal, më pëlqen shumë si futbollist. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madrid. Sergio Ramos? Mbrojtësi më i fortë në planet. Nuk jam presidenti për të vendosur për të ardhmen e tij, unë do e doja gjithmonë në skuadër.

 

Dani Carvajal

Thonë që Marcelo është dembel? Ai është fenomen, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tepër i aftë. Driblon, sulmon shumë në krah dhe nuk ka frikë të luajë një kundër një. Mund t’i japë akoma shumë Realit, në çdo moment mund të zgjidhë ndeshjen me lëvizjet që bën.

Sa i përket Neymar, mendoj se Kupa e Amerikës 2021 dhe Botërori i Katarit mund të jenë turnetë e tij. Ai e di sa çfarë duhet të bëjë për të udhëhequr Brazilin. E shoh shumë të përqendruar dhe koshient për përgjegjësitë që ka mbi supe. Uroj të luajë sa më mirë.

Do të ishte e jashtëzakonshme t’i shihnim Neymar dhe Messin sërish në të njëjtën skuadër. Nuk e di nëse Leo do të shkojë te PSG, por nëse do e bëjë, tifozët do të dalin të fituar. Ata do të shijojnë spektakël“, deklaron Cafu. /abcnews.al