Ditën e sotme në vend janë rikthyer reshjet e shiut. Në një lidhje me “ABC e Mëngjesit” meteorologu, Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit. Osmani theksoi se herë pas herë gjatë ditës do të kemi reshje shiu, ndërsa në mezditë pritet të ketë një ndërprerje të reshjeve për tu rikthyer më pas ditën e premte.
“Dita e sotme ka filluar me reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore ka pasur shfaqje të reshjeve të dëborës. Kemi patur edhe rënie të vlerave termike dhe maksimumi i vlerave ka shkuar në 13 dhe 14 gradë celsius”, tha Osmani.
Si do të jetë situata?
“Pritet të kemi një përmisësim të përkohshëm të motit gjatë pasdites. Reshjet do të rikthehen sërish gjatë ditës së premte. Ndërsa parametri i erës është më një shpejtësi 60 km/orë dhe pritet që intensiteti i saj të ulet”, u shpreh meteorologu.
Gjithashtu ai theksoi se deri në mezditë reshjet do të jenë të herëpashershme, ndërsa me pas pritet që nga pazditja reshjet e shiut të pushojnë./abcnews.al