Kosova do të luajë me San Marinon (1 qershor) dhe Maltën (4 qershor) dy ndeshje miqësore dhe FFK ka publikuar ditën e sotme listën e futbollistëve që trajneri Bernard Challandes do të ketë në dispozicion.
Në mes të shumë emrave bie në sy sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi, i cili ka spikatur me Konyaspor në Turqi. Veç tij, tekniku zviceran ka marrë edhe disa elementë të tjera të rinj, si Emini, Ajdini, Bajselmani, Selmani dhe Blendi Idrizi i Schalke 04.
Kosova miqësoren e parë e luan në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse duelin e dytë e zhvillon në Klagenfurt të Austrisë. Të premten Dardanët nisin stërvitjen. /abcnews.al