Të ftuarit e mbrëmjes në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, juristët më të njohur në vend: Shqefqet Muçi ish-ministër i Drejtësisë; Dhori Sollaku ish-Prokuror; Çlirim Gjata ish-kryetar i KQZ, Sokol Azizaj ish-zëvendës ministër i Drejtësisë.
Diskutimi në mbrëmjen e sotme u fokusua në ngërçin shumë të madh juridik në vend. Çështja që ka të bëjë me zgjedhjen apo jo të Prokurorit të ri të vendit, po e fut situatën politike në vend në një qorsokak apo ka një zgjidhje dhe çfarë do të bëhet me Prokurorin e përgjithshëm?!.
Sipas juristëve më të njohur, reforma në drejtësi e zbehu rolin e Kryeprokurorit.
Figura e tij sot ka një rol të thjeshtësuar. Kjo gjë vihet re dhe tek Adriatik Llalla, i cili pothuaje nuk ka më akses të shfuqizojë një vendimmarrje të prokurorëve të zakonshëm.
Në lidhje me mandatet, ato i kanë kaluar kufinjtë e tyre dhe në rastet e mëparshme.
Në rastin e mospasjes së KLD-së, si në kushtet aktuale, është presidenti ai që shpall mbarimin e mandatit të Kryeprokurorit.
Sot, për shkak të reformës në drejtësi, prokurori që do të vendoset duhet të kalojë në procesin e Vettingut.
Bazuar në diskutimet në studio, ligji është shkelur disa herë në lidhje me mandatin e Kryeprokurorit, por në këto kushte që jemi, cila është zgjidhja që e shkel ligjin më pak?
Sipas përfundimeve, Prokurori i përgjithshëm që është sot, duhet të presë deri sa të zgjidhet njëri që është më i vjetër dhe më me eksperiencë.
Gjithashtu, Kushtetuta dhe ligji parashikon se cilido që do të kandidojë në këtë post, duhet të ketë një përvojë 15 vjeçare dhe të ketë mbaruar magjistraturën. Duke marrë parasysh që jemi në kushte emergjente, këto janë dy elementet baze në të cilat Kuvendi duhet të zgjedhë nga kontigjeni i sipër përmendur me kriteret e nevojshme për kandidat të përkohshëm.
Derisa të mblidhet KLD-ja, Llalla është i detyruar të rrijë në krye si instuticion ligjor./abcnews.al