I ftuar në emisionin e fundit të këtij sezoni në “Byro Politike” ishte kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.
Ai komentoi vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që kërkoi kthimin në Kuvend për rishqyrtimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar.
“Ka bërë një punë të mirë moralisht për veten e tij. E dyta ka bërë detyrën e tij si njeri i shtetit sepse aty ka aq shumë shkelje saqë aty do ishte jo vetëm e pamoralshme por edhe e paligjshme po të kalonte”, tha Shehi.
Kryetari i LZHK-së tha në “Byro Politike” që mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ishte e menduar nga PS-ja sepse sipas tij kanë ligjin në dorë.
Për reformën zgjedhore Shehi tha se ka kaluar kohën. Sipas tij reforma duhet të ishte bërë./abcnews.al