Rita Ora është përfolur prej disa kohësh se i ka dhënë fund beqarisë me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, burime të shumta kanë konfirmuar për mediat e huaja se ata janë martuar dhe se madje kanë mbajtur një ceremoni shumë private.
Gjatë konferencës që mbajti këtë të martë për mediat, teksa ndodhet në Tiranë për koncertin e saj, Rita nuk i ka shpëtuar pyetjes për dasmën. Njëri prej gazetarëve e ka pyetur këngëtaren nëse e kishte përfshirë byrekun (nisur nga video-ja që shpërndau dje duke bërë vetë byrek) në menunë e dasmës.
“Pyetje e bukur, nuk mund të të flas për këtë tani, por mund të të them që jam shumë e lumtur”, tha Rita duke mos zbuluar asnjë detaj.
/abcnews.al