Bypass-it i Fierit dhe Vlorës, ASHR: Puna nis për pak ditë

schedule20:51 - 24 Tetor, 2018

schedule 20:51 - 24 Tetor, 2018

Brenda pak ditësh pritet të nisë puna për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës. Këtë e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili njofton gjithashtu mbylljen e procedurave konkuruese dhe përzgjedhjen e kompanive që do kryejnë punimet në këto dy vepra infrastrukturore.

Për Bypass-in e Fierit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe dhe Banka Europiane e Investimeve kane shpallur fituese kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting” ndersa per Bypass-in e Vlorës bashkëpunimin italo- shqiptar “Joint Venture” dhe “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.
Pës këtij njoftimi menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama. “Ufffffff… “më në fund me djalë””, shkruan shefi i qeverisë në rrjetet sociale, sipas të cilit traseja do të jetë e hapur në muajin qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!