Bypass-i i Fierit, rruga e re do të shmangë segmentet e rrezikshme

schedule13:59 - 24 Shkurt, 2019

schedule 13:59 - 24 Shkurt, 2019

Bypass-i i Fierit me një gjatësi prej 11 kilometrash, e zhvendos qarkullimin e automjeteve drejt anës perëndimore të Fierit, duke shmangur dy segmente të rrezikshme. Pritet që njëra prej korsive të Bypass-it, të jetë gati në muajin Qershor.

Nuk shkurton thjesht kohën e udhëtimit, por shmang rrezikun e dy akseve rrugore famëkeqe në Fier. Segmenti Fier-Mbrostar dhe Fier-Levan kanë bilancin më të lartë të aksidenteve.

Trafiku i rënduar këtu është i përditshëm. Kthesat e shumta dhe frekuentimi i lartë nga automjetet e bëjnë kalimin nga Mbrostari në Levan të rrezikshëm dhe të lodhshëm për udhëtarët.

“Rreziku më i madh është nga Mbrostari deri te kryqëzimi i Sheqit me rotondo jo të përqëndruara jo saktë. Rrugë për mendimin tim shumë e gabuar”.

“Trafiku jo shumë i disiplinuar nga shoferët. Dikush hyn atje, dikush del, ku i do qejf. Edhe sinjalistikat atje nuk janë”.

Bypass-i është praktikisht shpëtim dhe e vetmja zgjidhje.

“Bypass-i është gjëja kryesore dhe që duhej të ishte bërë më shpejt”.

“Bypass-i është një mrekulli, duhet të ishte bërë më përpara. Sidomos behareve kur shkojmë në Vlorë është një tmerr i vërtetë”.

Me një gjatësi prej 11 kilometrash Bypass-i i Fierit zhvendos qarkullimin e automjeteve drejt anës perëndimore të Fierit duke lidhur kështu autostradat Lushnje-Fier me ato Fier-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.

Ndalesat e punimeve e shtynë me 3 vjet përfundimin e rrugës. Puna rinisi 3 muaj më parë dhe pritet që që një korsi të jetë gati në Qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!