Bylykbashi zbulon kërkesën e PD në tryezën e Këshillit Politik: Mbledhja do të mbahet online

schedule20:41 - 7 Maj, 2020

schedule 20:41 - 7 Maj, 2020

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Këshillit Politik është shprehur në një intervistë për Abc News se pavarësisht konsesusit për t’u ulur në tryezë këtë të hënë, PD nuk heq dorë nga kushti për qeverinë tranzitore.

Bylykbashi tha se qeveria tranzitore do të garantojë respektimin e tyre dhe nuk bën presion mbi administratën.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për ndërrimin e disa ministrave, por të gjithë qeverisë duke nisur që nga kryeministri.

“Ne kemi kërkuar qeveria tranzitore. Ky është një vendim i opozitës së bashkuat dhe reflektohet edhe tek dokumentet e propozuara nga opozita. Kjo qeveri është garanci që masat për kodin zgjedhor të ms mbeten vetëm nene.

Qeveria tranzitore do garantojë repsketimin e tyre dhe nuk bën presion mbi administratën.

Hapsira është mbi bazën e asaj që është problemi që në këtë rast është qeveria e Edi Ramës duke ndërhyrë për prishjen e zgjedhjeve. Nuk është çështja të ndërrojmë disa ministra por të iki Edi Rama.

Nëse Gjiknuri do thotë se është dakord nuk do ishte më në PS. Ky është propozim jonë dhe kemi deklaruar që pa këtë, ndryshimet e tjera janë të pavlera.

Nuk ka sens që të bëjë ai këtë. Ne i bëmë ftesën të mblidhemi sa më shpejt. Ai ka një detyrë të ulet dhe të pranojë konsesus. Gjyqtarin e propozimeve tona e bën vetëm ODHIR dhe Komisioni i Venecias. Gjiknuri nuk është në gjendje ta bëjë këtë lloj gjyqtari.

Po gjykojmë që mbledhjen ta bëjmë online sepse do ketë një numër të madh përfaqësuesish dhe do të mbahet në orën 10:00″, tha Bylykbashi./abcnews.al