Bylykbashi: Krijimi i ligjit kundër “KÇK” një nga inisiativat më të rrezikshme!

schedule23:22 - 25 Nëntor, 2019

schedule 23:22 - 25 Nëntor, 2019

I ftuar në studion e Mirela Milorit, Ish-deputeti i PD dhe juristi Oerd Bylykbashi, tha se ligji që kërkon Edi Rama  të aplikojë, është një nga iniciativat më të rrezikshme që një qeveri ka ndërmarrë.

Sipas Bylykbashit krijimi i një ligji të tillë synon të kontrollojë organet e drejtësisë gjithashtu normat e tij bien ndesh me një sërë ligjesh por sidomos me ligjin anti-mafia.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Abc News ka siguruar draftin për parandalimin, ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe Krimeve të rënda. Si ju duket në pamje të parë një paketë e tillë?

Oerd Bylykbashi: Ata që kanë dy parë mend dhe janë profesionistë janë skandalizuar të gjithë. Është një nga iniciativat më të rrezikshme që mund të propozohet nga një qeveri. Në gjithë këtë katrahurë është një përsëritje e tentativës së Edi Ramës me Saimir Tahirin në krye, që më pas ju e dinin pse iku nga ministër dhe për çfarë u dënua. Saimir Tahiri nën hyqmin e Edi Ramës në vitin 2014 donte të fuste në ligjin e Policisë së shtetit Byronë Kombëtare të Hetimit. Të njëjtën gje po tentojnë të bëjnë edhe me këtë ligj. Kjo paketë shkel të drejtat e njeriut dhe publikon disa ligje të tjera. Një analizë shteruese më e plotë do ta kemi në ditët në vijim. Ne e kemi ligjin anti-mafia që pak a shumë vepron si ky ligj që kërkon të bëjë Edi Rama por me ndryshimin që ligji anti-mafia është në përputhje me Kushtetutën. Lufta kundër terrorizmit duhet të jetë pa ekuivok dhe i ashpër dhe ligji anti-mafia këtë e lejon. Për çfarë duhet një ligj tjetër i cili jo vetëm publikon çfarë kemi deri më sot por i nxjerr edhe nga loja. Shteti ka Kodin Penal, shtetasi ka Kodin e Procedurës Penale, me këtë ligj Kodi Procedurës Penale nuk ekziston më dhe kjo cenon shqiptarët.

Mirela Milori: Duke qenë se krimi ka ngritur kryet, ndoshta një ligj i tillë do të parandalojë krimin, si mendoni?

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta nuk është VKM, aty thuhet mun dt kufizosh por deri në një farë kufiri. Pse erdhi kjo situatë kur në krye ishte Edi Rama? Edi Rama i dha mundësinë krimit të fuqizohet. I pari që duhet të jetë subjekt i ligjit anti-mafia duhet të jetë Edi Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!