Bylisi la dy pikë mjaft të vlefshme në sfidën e djeshme me Flamurtarin dhe tashmë i duhet të mendojë për sfidën e radhës me Laçin. Në Vlorë mungesat e shumta u ndjenë dhe për trajnerin Veljko Dovedan rikthimet e të pezulluarve janë një lajm i mirë.
Donald Mëllugja, Stivian Janku dhe Valentin Murataj e kanë shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe stafi teknik i Bylisit mund të bëjë llogari me ta në sfidën ndaj kurbinasve. Mungesë e sigurt është Franc Ymeralilaj, i cili më gjasa e ka mbyllur sezonin.
Laçi në krahun tjetër shkon në Ballsh me moralin lart, pasi ka fituar dy ndeshjet e fundit me Flamurtarin dhe Luftëtarit, që ishin një detyrim për bardhezinjtë e trajnerit Armand Cungu. Shkodrani në sfidën me Bylisin duhet të bëjë llogaritë pa Julian Shehun, pasi mesfushori ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. /abcnews.al