Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylisi ia nis nga skarcimet, largohen dy sulmues

schedule14:15 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 14:15 - 24 Dhjetor, 2019

Bylisi do të bëjë përforcime në sulm gjatë merkatos së janarit. Presidenti Besnik Kapllanaj fillimisht ka menduar të qartësojë situatën me atë që nuk janë në plane dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës për sulmuesin Diego Celis.

Argjentinasi nisi vetëm një takim si titullar, ndërkohë që numëron 13 ndeshje në Superiore dhe një gol mjaft të bukur ndaj Tiranës. Trajneri Veljko Dovedan e ka shprehur disa herë që afrimet e verës nuk bënin diferencën dhe për këtë arsye për të largimi i Celis apo i ndonjë tjetri nuk konsiderohet humbje e madhe.

Michel Mbiobe gjithashtu nuk do të jetë pjesë e Bylisit. Sulmuesi luajti tre takime si zëvendësues me Bylisin dhe nga muaji tetor nuk u ka më as në stol. Kamerunasi 23-vjeçari ikën pa lënë gjurmë, ndërkohë që drejtuesit e Bylisit do tentojnë të afrojnë një sulmues cilësor.

Në momentet që Guindo nuk është në fushë ballshiotët vuajnë shumë dhe është e domosdoshme të ketë përforcime. Sigurisht presidenti Besnik Kapllanaj nuk do të kursehet dhe do bëjë maksimumin për të sjellë lojtarët e duhur për stafin teknik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!