Bylisi: Carkanji po mbronte shokun, Nwabueze provokatori i sherrit

schedule20:59 - 14 Shkurt, 2021

schedule 20:59 - 14 Shkurt, 2021

Sherri i shëmtuar në Bylisi-Laçi është dënuar edhe nga klubi i Bylisit, por ballshiotët nuk ngurojnë të theksojnë se Kyrian Nwabueze i kurbinasve u bë provokator i gjithçkaje. Sulmuesi u ndëshkua me të kuq dhe më pas goditi fillimisht Jankun e më pas u përplas edhe me Carkanjin e Bekim Kulin.

Sherri ishte masiv dhe grushtet e shkelmat nuk munguan as nga lojtarë të tjerë, por arbitri ndëshkoi me kartonë të kuq vetëm Xhoi Carkanjin. Më parë e kishte pësuar edhe Nwabueze për goditjen me bërryl të Jankut.

REAGIMI – “Ne si klub e dënojmë dhunën, dhe reagimin e lojtarit tonë, Xhoi Carkanji, pavarësisht se nga pamjet “live” apo dhe analiza që i kemi bërë takimit, duket qartë që sulmuesi i Laçit Kirian Nuabueze, bëhet tri herë provokator, ku fillimisht godet Jankun me bërryl, më pas kur mbrojtësi është i shtrirë dhe merr ndihmë mjekësore, e gjuan me grusht.

Duket qartë nga pamjet “live” që lojtari ynë Carkanji mbron shokun e tij dhe e largon fillimisht Nuabuezen, që me nerva të pakontrolluara fillon e përdor grushtet e shkelmat, duke e provokuar lojtarin tonë të reagojë. Por, kjo nuk do të thotë që ne mbështesim reagimin e lojtarit tonë, i cili e la skuadrën me dhjetë vetë në një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivat tona.

FK BYLIS garanton aktorët e futbollit se ka qenë, është dhe do të jetë kundër dhunës, duke pranuar rezultatet që do të prodhojë fusha e lojës”, shkruhet në reagimin e klubit të Bylisit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!