By-Passi i Fierit shkakton probleme me kullimin: Rrezik përmbytjesh në toka e shtëpi

schedule16:11 - 4 Tetor, 2019

schedule 16:11 - 4 Tetor, 2019

ByPassi i Fierit po shikohet si një nga investimet e mira që do të lehtësojë lëvizjen në jug të vendit. Por hapja e njërës korsi për trafikun e verës ka lënë pa përfunduar sistemin kullues përgjatë autostradës dhe banorët po frikësohen nga përmbytjet.

I hapur për automjetet në një kohë që nuk kanë përfunduar punimet, by passi i Fierit zgjidhi problemet e trafikut. Por nga ana tjetër po kërcënon me përmbytje tokat dhe shtëpitë e zones ku kalon.

Mes avantazheve të pritshme dhe problemeve të prekshme, banorët shohin qartë vetëm këto të fundit.

Hapja e njërës korsi për përballimin e trafikut të sezonit veror, ka lënë pë përfunduar sistemin kullues përgjatë autostradës.

Në prag të dimrit, banorët dhe fermerët kërkojnë ndërhyrje  për të shmangur përmbytjet

Ndodhur në një nyje të rëndësishme tregtare si Fieri, kjo autostradë nuk është thjesht një rrugë që lehtëson trafikun.

Me gjatësi 22 klm dhe 4 korsi, by passi i Fierit lidh korridorin e jugut me pjesën tjetër të vendit duke reduktuar kohën dhe trafikun për kalimin nga autostrada Lushnje Fier në atë Levan Tepelene dhe Levan Vlorë.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!