Buzëqeshja e rekordmenit, Mourinho: Frenimi i Liverpool-it më gëzoi

schedule08:17 - 21 Tetor, 2019

schedule 08:17 - 21 Tetor, 2019

Jose Mourinho e ka shijuar duelin mes Manchester United dhe Liverpool. Derbi i Anglisë përfundoi 1-1 dhe rezultati e ka kënaqur portugezin. Shkaku është i thjeshtë, “The Reds” u frenuan.

Ekipi i Jurgen Klopp ishte një hap larg arritjes së fitores së nëntë rresht në po kaq ndeshje, por tani numëron 25 pikë pas javës së nëntë. Diçka e tillë e gëzon Mourinhon, i cili mund të vazhdojë të krenohet me rekordin e tij.

Ishte sezoni 2005/2006 dhe Chelsea i tij fitonte të nëntë ndeshjet e para të kampionatit. Në fund shpallej kampion me 91 për të dytën herë rresht. “Blutë e Londrës” zhvilluan një sezon perfekt dhe ia dolën të triumfonin në 100-vjetorin e klubit.

Mourinho duke festuar me lojtarët titullin e 14 viteve më parë

Liverpooli ishte pranë barazimit të rekordit të vendosur 14 vite më parë, por United e ndali. “Special One” ndihet mirë që rekordi i tij nuk u barazua, teksa nuk arrin të mos thumbojë kolegun gjerman.

Jam i lumtur që Liverpooli nuk fitoi. Rekordi i fitoreve rresht më përket vetëm mua. Përsëri nuk ia doli të fitonte në ‘Old Trafford’ dhe është e qartë që Klopp duhet të jetë pak i irrituar. Atij nuk i ka pëlqyer menuja e ndeshjes. I mungoi cilësia për të çarë një ekip shumë të mbyllur prapa“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al