Shpërthimi i koronavirusit ndikoi që të ndërpriteshin kampionatet e futbollit. Shumë futbollistë ndodhen në vitin e fundit të kontratës dhe kanë dalë zyrtarisht të lirë në datë 30 qershor, ndërkohë që sezonet do të mbyllen pas kësaj date.
Tottenham ka disa lojtarë në fund të kontratës, por ka arritur të gjejë një akord. Me anë të një postimi në Twitter, klubi i Premier League lajmëron rinovimin me dyshen: Jan Vertonghen dhe Michel Vorm.
Si mbrojtësi belg, i cili është një nga objektivat e Interit për prapavijën, edhe portieri holandez, do të vazhdojnë të qëndrojnë nën urdhrat e Jose Mourinhos. “Dy lojtarët kanë rënë dakord të zgjasin kontratat deri në fund të këtij sezoni”, shkruajnë Spurs. /abcnews.al
We can confirm that @JanVertonghen and @Vorm_Official have agreed to extend their existing contracts with the Club until the end of the 2019/20 season.#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 22, 2020