Buzëqesh Inzaghi, “lideri” i mesfushës largohet nga grumbullimi me Kombëtaren

schedule15:48 - 17 Nëntor, 2023

schedule 15:48 - 17 Nëntor, 2023

Më në fund buzëqesh edhe tekniku Simone Inzaghi. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Interit, turku Hakan Calhanoglu nuk do të angazhohet në asnjë prej ndeshjeve me përfaqësuesen e Turqisë.

Mesfushori është kthyer në Milano me lejen e stafit teknik për dy arsye dhe gjasat janë që të mos rikthehet më në grumbullimin e Turqisë së teknikut Vincenzo Montella, por të vijojë përgatitjet nën urdhrat e italianit të “zikaltërve”.

“Fantazisti” turk shfaqi një problem të gripal ditën e parë të grumbullimit, ndërsa këtë të enjte mori lejen për t’u larguar pasi bashkëshortja e tij është “pritje të ëmbël” dhe është shumë pranë lindjes.

Lajmin për largimin e Calhanoglu nga grumbullimi e dha vetë Federata Turke e Futbollit, që theksoi se kapiteni është larguar me lejen e teknikut. Turqia do të luajë fillimisht ndaj Gjermanisë në miqësore, më18 nëntor e më pas në përballjen e fundit të kualifikueseve me Uellsin, më 21 nëntor, mirëpo turqit e kanë siguruar tashmë kualifikimin në Evropian, si krerët e grupit dhe nuk do të ketë të domosdoshme praninë e kapitenit.

Në këtë mënyrë Simone Inzaghi mund të përgatisë i qetë ndeshjen me Juventus, pa pasur merakun që njëri prej titullarëve të padiskutueshëm të dëmtohet në përfaqësuese. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!