Roberto Galliardini nuk ka shumë minuta në këmbët e tij, për të mos thënë aspak. Këtë sezon me zikaltërit, mesfushori italian është aktivizuar në total 530 minuta, vetëm 14 ndeshje në total që sigurisht nuk i ka startuar si titullar.
Tashmë, siç raporton “Gazzetta.it”, Nottingham Forest po kryejnë një sondazh për Gagliardini.
Anglezët po mendojnë ta nënshkruajnë menjëherë në janar lojtarin zikaltër. Interi nga ana tjetër është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë dhe më pas të vendosë se çfarë do të bëjë.
Roberto Gagliardini është afruar te Interi nga Atalanta në vitin 2017, gjatë merkatos së verës. Ai ka luajtur në total 175 ndeshje me fanellën e Interit, ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 9 herë. Gjithashtu ai ka regjistruar edhe 31 kartona të verdhë në total./ h.ll/abcnews.al