Buzëqesh Antonio Conte, e hëna i sjell lojtarin e tij të preferuar

schedule15:42 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:42 - 19 Shtator, 2020

Arturo Vidal do të jetë goditja e radhës e Interit në merkato. Mesfushori kilen është një dëshirë e vjetër e trajnerit Conte dhe zikaltrit janë afër arritjes së akordit përfundimtar me Barcelonën.

Diego Godin do të largohet te Cagliari, zyrtarizimi është çështje kohe dhe largimi i mbrojtësit uruguaian zhbllokon përfundimisht rikthimin e Vidal në Serie A, pasi sjell milionat e duhura për t’i investuar te Vidal.

 

Conte dhe Vidal gjatë kohës kur ishin pjesë e Juventusin

Goal raporton se “luftëtari” i mesfushës do të mbërrijë të dielën në Milano. Ditën e hënë do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me klubin italian (dy-vjeçare). /abcnews.al