Rreth 77 miliardë e 735 milionë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale vitin që vjen.
Ministrja Ogerta Manastirliu tregoi para deputetëve të komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ndryshimin me buxhetin e vitit 2019.
“Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4% krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milion dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”
Ky buxhet do të ketë në fokus.
“Për herë të parë financojmë me buxhetin e ri transplantin e palcës ë kockës, hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nisim për herë të parë programin kombëtar të kancerit të gjirit me vendosjen e mamografisë së deryrueshme”
Ndërkohë parashikohet rehabilitimi i 120 qendra shëndetësore. Zgjerimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ndërtimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme dhe pediatrisë së re brenda Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Rreth 2 miliardë lekë do të lëvrohen për bonusin e bebes, në fokus do të jetë dhe financimi i pagesave për aftësinë e kufizuar bazuar në reformën e ndërmarrë së fundi. /abcnews.al