Buxheti i shëndetësisë 2024/ Koçiu: Më i madhi i akorduar, 97 miliardë lekë

schedule21:30 - 30 Nëntor, 2023

schedule 21:30 - 30 Nëntor, 2023

Buxheti për shendetësinë dhe mbrojtjen sociale për 2024-ën është më i madhi i akorduar ndonjëherë për institucionet në varësi të kësaj ministrie. Vitin e ardhshëm do të vijohet me investimet në infrastrukturë dhe ndihmën sociale e cila në buxhet ka një paketë të posaçme.

“67 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbi 30 miliardë lekë të cilat do të kanalizohen për mbrojtjen sociale”.

Ministrja Koçiu thotë se po shihet mundësia e zgjerimit të skemës së ilaçeve që rimbursohen ku aktualisht janë mbi 1200 alternativa barnash. Por një zë i rëndësishëm i investimeve në shëndetësi për vitin e ardhshëm janë përmirësimet e 4 infrastrukturave të mëdha spitalore.

Ndërkohë vitin e ardhshëm mund të marrin kartën e autonomisë 4 qendra spitalore, të cilat fillimisht do të vetmenaxhojnë shërbimin përpara se të marrin ne duar plotësisht edhe vetëmenaxhimin e financave.

“Duke e konsideruar të suksesshëm modelin e spitalit të Fierit jemi duke bërë gati kartën e autonomisë për 4 spitale të tjera. Ajo që presim ne nga dhënia e këtyre kartave është përmirësimi i menaxhimit dhe presim që të përmirësohen më pas edhe të ardhurat”./abcnews.al