Buxheti i ri synon uljen e borxhit/ Nis prezantimi i draftit ne Kuvend

schedule13:38 - 30 Tetor, 2024

schedule 13:38 - 30 Tetor, 2024

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të ketë në fokus uljen e borxhit publik. Ministri i financave Petrit Malaj deklaroi se synim mbetet  që borxhi publik të ulet nën 56%.Shpenzimet kryesore  do të përqëndrohen në infrastrukturë ku synohet të përfundohen projektet të rëndësishme.

Edhe gjatë vitit të adhshëm parashikohet të vijoj rritja e pagave dhe indeksimi i pensioneve që nuk lidhet me reformën që ka ndërmarrë aktualisht qeveria

Ministri i Financave deklaroi se  gjatë viti të ardhshëm nuk do të ketë një paketë fiskale.

Projektbuxheti per vitin e ardhshëm pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit. Shpenzimet për vitin 2025 parashikohen  në vlerën e 8.2 miliardë euro ose 822.7 miliardë lekëve duke pësuar një rritje të konsiderueshme me të paktën 600 milion euro në krahasim me këtë vit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!