Buxheti i kalon Parlamentit/ Ekonomia e miraton, shqyrtohet në seancën e së hënës

schedule14:17 - 15 Nëntor, 2024

schedule 14:17 - 15 Nëntor, 2024

TIRANË- Projektbuxheti për vitin e ardhshëm është miratuar në Komisionin e Ekonomisë për të kaluar për miratim në Parlament në seancën  maratonë të së hënës dhe të martës.

Në arkën e shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arkëtohen 7.5 miliardë euro ndërsa shpenzimet arrijnë në 8.2 miliardë euro.

Ndërsa objektivi është që  niveli i borxhit të arrijë në 55.8% të prodhimit të brendshëm bruto. Relatorja e projektbuxhetit Blerina Gjylameti tha se projektbuxheti siguron rritje ekonomike.

Por për deputeten demokrate Jorida Tabaku ky projektbuxhet nuk siguron ndryshim të modelit ekonomik. Rritja ekonomike  për vitin e ardhshëm parashikohet të arrijë në 4%.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!