Buxheti i Berishës: Ë mirakëll! Do shkurtojë buxhetin me 4 miliardë dhe “do ja shpërndajmë njerëzve KESH”

schedule15:16 - 17 Prill, 2025

schedule 15:16 - 17 Prill, 2025

Në seli pritej fjala e doktorit. Por Berisha i la disa sekonda në pritje, pasi u bë gati, nga një ditë e gjatë takimesh.

Pas shamisë, Berisha nxori edhe lapsin e letrën, për të shpjeguar revolucionin e tij final fiskal. Por problemi duket se nuk është as te lapsi as te letra. Fokusi i kreut të opozitës në këto ditë të zëna fushate, sa vjen e ngarkohet dhe ngatërrohet.

“Taksa e ndikimit të infrastrukturës. Nga 8%, do zbresë në 2%. Pra i bie, një ulje shumë shumë e madhe, mbi 10… mbi 15 herë,ccfarë do ketë ndikim direkt tek çmimet e apartamenteve, tek sipërfaqet e ndërtimit.”

Programet e Berishes në ekonomi, nuk ka qenë gjithmonë të suksesshme. Në 1996 suksesi me i madh, ishin piramidat. Në vitin 2013 kur iku nga pushteti, e la vendin me rritje ekonomike zero. Por në fushata elektorale, politikanët kthehen lehtë në magjistarë.

“Por vetvetishëm.Kjo ta… ky sistem fiscal, rrit 13% rrogat e shqiptarëve Pavarësisht nga premtimi ynë për rrogë mestare 1200 euro.”

Shifrat e buxhetit janë sinjal i shëndetit të ekonomisë. Sa më i lartë ai është, aq më mirë është ekonomia. Por zoti Berisha mendon ta shkurtojë me mbi 40 përqind. Pjesën tjetër thotë do t’jua kthejë njerëzve kesh në dorë.

“Ne do e zbresim buxhetin, jo, ne nuk shkojmë 8 miliardë euro, supozojmë 5 miliardë, 6 miliardë, të tjerat do u kthejmë paratë qytetarëve.”

Ajo që nuk kuptohet nga kjo ofertë fantastiko shkencore e Berishës, është nëse kjo është shenjë entuziasmi apo dëshpërimi e kreut të opozitës. Të gjitha sondazhet, përfshirë edhe ato të një ditë më parë, e nxjerrin Partinë Demokratike në rënie të lirë. I fundit mbrëmë për Tiranën, e nxjerr opozitën e Berishes vetëm me 10 mandate, pra dy më pak se ajo që quhej si listë e sigurtë e PD. Berisha nuk të lë të gabosh.

“Sondazhet tona tregojnë fitimtarët absolutë është PD. Me zgjedhje të lira e krimit kthehet në 1992. Nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës. Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, por ne i garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë”

Ngushëllimi i Berishës? Që ai, ndryshe nga Rama, nuk i shmang akoma mediat.

“Ai dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra, në botë që nuk marrin dhe nuk pranojnë pyetje nga gazetarët se nuk takohen me ta.”

I vetmi problem, nëse fushata e Berishës vazhdon kështu, shumë shpejt gazetarëve do t’u mbarojnë pyetjet për liderin suprem të Shqipërisë madhështore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!