Buxheti 2021, qeveria vendos 560 mln lekë për pagesën e naftëtarëve

schedule13:47 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:47 - 13 Nëntor, 2020

Komisioni i Ekonomisë këtë të premte ka diskutuar buxhetin 2021, ku një ndër temat e diskutimit kanë qenë dhe naftëtarët e Ballshit.

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi ka bërë me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.

Ndërkohë disa ditë më parë në takimin e tij me naftëtarët kryeministri Edi Rama theksonte se qeveria do të ishte mbështetëse për ta.

LEXO EDHE: Rama pas takimit me naftëtaret: Propozuam mbështetje financiare nga qeveria

Ndërkohë naftëtarët e Ballshit kujtojmë se qëndruan për ditë me radhë në grevë urie, ku fillimisht ishin burrat më pas ato u zëvendësuan me gratë deri në momentin që ato ranë dakord që të pranojnë ofertën e shefit të qeverisë dhe për pagat do i drejtohen Strasburgut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!