Në seancën plenare të kësaj jave, pritet të miratohet nje shtim i punonjesve dhe fondeve per fitin e ardhshem në institucionet kryesore të administratës publike. Duke nisur nga Kuvendi, stafi është parashikuar të shtohet me 5 punonjës. Për pagat e tyre, disa investime në rikonstruksionin e Kuvendit dhe një botim i Kuvendit për reformën në drejtësi, kërkojnë një fond shtesë prej 141 milionë lekësh për 2018-ën.
5 punonjës shtesë do të ketë vitin e ardhshëm edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Fondi shtesë i miratuar nga komisionet parlamentare është 14 milionë lekë shtesë.
Në numër më i madh punonjësish do të shtohen në Ministrinë e Drejtësisë. Në kuadër të reformës në këtë sektor parashikohet të shtohen 25 punonjës, me një buxhet shtese për ministrinë prej 20 milionë lekësh.
Institucioni i Presidentit ka kërkuar 30 milionë lekë më shumë, ndërsa Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 32 milionë lekë.
Kuvendi ka pranuar edhe kërkesën e Shërbimi të Brendshëm Informativ për 33 punonjës. Punonjësit dhe një invesim ne grumbullimin e përpunimin e informacionit, do t’i kushtojnë buxhetit vitin e ardhshëm 560 milionë lekë më shumë.
Nisur nga program i regjistrimit të shqiptarëve jashtë shtetit, është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë një fond shtesë prej më shumë se 35 milionë lekësh ndërsa shpenzimet e personelit do të kushtojnë 113 milionë lekë më shumë se parashikimi fillestar./abcnews.al
https://youtu.be/S_xqhbPO3CE