Busquets sugjeron “pasardhësit” e tij te Barcelona: Rodri e Zubimendi janë lojtarë të mirë

schedule14:36 - 30 Maj, 2023

schedule 14:36 - 30 Maj, 2023

Përballja e 4 qershorit në transfertën e Celta Vigo do të jetë e fundit për “veteranin” e mesfushës së Barcelona, Sergio Busquets, i cili prej disa javësh tashmë ka njoftuar se do t’i japë “lamtumirën” “katalanasve” të tij në fundin e këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re jashtë Evropës, deri në fundin e karrierës së tij.

Me largimin e tij, Barça do të “vuajë” shumë në gjetjen e një lojtari që të mbushë hapësirën e lënë nga Busquets, me këtë të fundit që gjatë një interviste të zhvilluar për prestigjiozen spanjolle, “Mundo Deportivo” i ka sugjeruar ekipit të tij të zemrës dhe disa opsione që mund të jenë “trashëgimtarët” e tij të mundshëm.

“E di që po flasin për disa lojtarë… Rodri, Zubimendi. Janë lojtarë të mirë. dhe ndoshta të duhurit për sa i përket ADN-së dhe stilit të Barcelonës, por ata janë në skuadrat të tjera Manchester City dhe Real Sociedad”,- u shpreh Busquets përsa i përket emrave që i pëlqejnë për rolin e “shkatërruesit” te Barcelona.

Mesfushori spanjoll, tashmë 34-vjeçar sugjeroi gjithashtu dhe një talent të akademisë së “katalanasve”, Nico Gonzalez, i cili aktualisht është i huazuar te Valencia dhe ka bërë mjaft mirë këtë sezon, duke marrë parasysh dhe formën katastrofike të klubit.

“Nico luajti shumë mirë te Valencia, ndoshta është e vërtetë që i mungon pak qëndrueshmëria, por ai ka talent të madh. Barça ka cilësitë, financiarisht, për t’u dhënë një shans të rinjve vendas. Mendojnë se është gjëja e duhur. Ata gjithashtu e dinë se si është klubi dhe tashmë e dinë stilin e lojës”,- u shpreh gjatë intervistës mesfushori “blaugrana”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!