Me veteranin Sergio Busquets që pritet të largohet nga Barcelona, “katalanasve” i lind përgjegjësia për të gjetjen e një mesfushori defensiv, i cili të mbushë vendin e “boshatisur” nga Busquets.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, në listën e të “preferuarve” për pozicionin e veteranit është dhe “shtylla” e mesfushës së Manchester City, spanjolli, Rodri.
“Blaugranat” janë tepër të interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit dhe është gati të ofrojë plot 90 milionë euro për kartonin e tij. Ndërkaq, kujtojmë se përpara “qytetarëve”, Rodri ka veshur fanellat e Atletico Madrid dhe Villarreal. /i.m /abcnews.al