Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bushka nën hetim/ Rama: SPAK ka mbështetjen tonë, nuk japim pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia

schedule09:10 - 12 Shkurt, 2025

schedule 09:10 - 12 Shkurt, 2025

Shqipëria nuk është Republikë hetuesish por ka pavarësi pushtetesh. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila ishte thirrur për të dëgjuar deputeten Klotilda Bushka, pas vënies në hetim nga Spak për veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes.

“Nuk do të jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, me të vërtetën, me standardet sepse ky është minimumi, përndryshe kthehemi mbrapa dhe kur kam folur  për republikë prokurorësh këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja tanimë të qarta që duhen frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjetër pozicion konstruktiv.”

Sa i perket rastit të Klotilda Bushkës thotë se beteja është e saj, por standartet të Partisë socialiste. Përpara shefit të saj, kryetarja e komisionit të ligjeve sqaroi të vërtetët e saj ku pohoi edhe njohjen me Ina Goxhaj dhe miqësinë me ciftin Veliaj.



Duke sjellë si shembur rastin e një dëshmitari për të cilin thotë se e ka takuar personalisht, Rama foli me tone të ashpra për prokurorë e gjykatës të cilët kanë abuzuar detyrën.

“Unë për shembull jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë. Dhe pse? Pa asnjë lidhje me Erionin. Për shkak se janë njerëz të botë së artit dhe të kulturë. Kur futesh atje, je në një republikë tjetër atje, domethënë kur futesh atje, ai që ke përballë vetëm se është prokuror ai është mbi ty dhe ti nuk je më qytetar i barabartë i republikës, po je një mish atje që mund të shqyesh sipas oreksit”

Jo vetem kaq, por shefi i qeverisë tha se prokurorë e gjyqtarë të cilët janë investuar politikisht për të ndjekur cështje po janë të përfshirë eksponentët e së majtës si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor te kundershtarët politike.

“Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së, në GJKKO, që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë, kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”

 Tani këtu, s’ është qytetari digjital. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani, të kërkojë gjurmët e vendimit të “Toyota Yaris” dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e ‘bufit të kënetës’, meqë qenka një vendim i ndaluar për publikim, dhe dihet kush e marrë.

Jo vetëm Ulsi Manja por në shenjestër të kritikave të tij ishte edhe Artur Metani.

“Si ka mundësi Ulsi, ministër i drejtësisë dhe të gjithë ju njerëzit e drejtësisë këtu, dhe ti kryetar i komisionit të financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde

Sa është ora? 9:48. Nuk e di a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, po mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo! Shumë e rëndë! Shumë e rëndë! Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë. Kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet.”

Ndërsa për të tijët, kishte vetëm një mesazh.

“Shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavija duhet të bëhet e kuqe flakë, siç i ka qejf Erion Braçe ngjyrat e kutive. Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe në 11 maj do marrim mandatin e katërt dhe mandati i katërt do jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.”

Pas mbledhjes së grupit, Rama mori pjësë në aktivitetin për rijetëzimin e “Sheshit Skëndërbej”, ku mungesë të Erion Veliaj, kreu i qeverisë e ka marrë nën kujdesjen e tij.

“Ky projekt i mirëmenduar dhe cilësor në aspektin arkitektonik. Ka mbrapa një mjeshtër që pavarëissht moshës së re ëhstë një ndër akritektët më të talentuar. Disa konsiderata që i kam ndarë me erjonin, është e rëndëisshme që projekti është tërësisht i disponueshëm për tu bërë i lëvizshëm. Sic thotë Veliaj që e ka mësuar nga unë, ditët më të mira janë të gjitha përpara.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!