Bushka kërkon qetësi te “Ligjet”, Gjiknuri “thumbon” demokratët: Po flisja me këta të “Foltores”

schedule12:10 - 24 Janar, 2022

schedule 12:10 - 24 Janar, 2022

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është thirrur sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili prezantoi në seancë ligjin për noterinë. Përveç kësaj, në një moment ka pasur dhe batuta mes deputetëve.

Pasi Manja, mbaroi fjalën e tij, nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi nisi të drejtojë pyetje ndaj këtij të fundit. Por në këtë moment deputetët nuk ishin shumë të vëmendshëm, ndërsa kryetarja Klotilda Bushka kërkoi që të mbahej qetësi.

“Më falni a mund ta dëgjojmë zonjën Çupi”, tha Bushka. Në këtë moment ishin duke folur Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri.

“Ndjesë, po flisja me këta të foltores”, tha Gjiknuri, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!