Bushka: Çfarë u diskutua me zyrtarin e DASH

schedule19:16 - 4 Shtator, 2019

schedule 19:16 - 4 Shtator, 2019

Drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik ka takuar në Tiranë aktorët kryesorë politikë në vend, nga mazhoranca e opozita. Vizita e zyrtarit amerikan vjen teksa vendi ndodhet në një krizë politike 6 mujore.

Gjatë një bisede në rubrikën “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, tha se theksi në takimin me Kostelancik ishte rëndësia e përmbylljes së reformës zgjedhore në kuadër të gjithë klimës politike që ekziston në vend si një element për të kthyer palët në institucion.

“Takimi ka qenë informues. Ka qenë një takim kortezie. Aq më tepër në klimën e një situate ku Shqipëria pritet të marrë kryesimin e OSBE-së. Çështjet e politikës së brendshme janë të rëndësishme. Nuk është se ka pasur kërkesa specifike, por gjetjen e zgjidhjeve më të mira brenda kornizave kushtetuese. Nuk ishte çështje në fokus, sepse diskutimi më shumë është fokusuar te reforma zgjedhore. Kjo ka qenë e vetmja pikë ku është diskutuar në lidhje me rolin e partive jashtë parlamentit”, tha Bushka.

Ndër të tjera, Bushka deklaroi se në takimin me David Kostelancik nuk u fol për zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi partnerët ndërkombëtarë e kanë shprehur tashmë qëndrimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!