Bushati tregon krisjen me Ramën: Nuk jam një nga njerëzit e tij më të afërt

schedule09:38 - 25 Tetor, 2019

schedule 09:38 - 25 Tetor, 2019

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, që tashmë duket të jetë më e fohtë. Bushati nuk e ka përjashtuar faktin se me kreun e qeverisë është përfshirë në disa debate të forta, temat e të cilave nuk ka dashur që ti specifikojë.

“Në Qeveri natyrisht kanë qenë më të ngushta, ndërsa sot janë raporte normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit e tij me të afërt. Ndaj mendimin se jam një nga njerëzit që kryeministri ka investuar shumë besim tek unë duke më dhënë Ministrinë e Jashtme”, tha Bushati teksa ishte i ftuar në emirionin Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Lidhur me akuzat e bëra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj se në Konsullatat Shqiptare ka pasur njerëz me përfshirje korruptive e kriminale dhe që cenonin sigurinë në vend që janë marrë në kohën kur Bushati ishte ministër, ish ministri iu përgjigj se “politika e jashtme është shumë më serioze se atdhedashuria dhe kërkon njohuri dhe koncepte bazë”.

Një nga kritikat me të cilat është përballur Bushati, është dhe ajo se gjatë kohës që ishte në qeveri nuk ka shprehur asnjë problematikë, në lidhje me kabinetin, po pse jo dhe me demokracinë brenda PS. Ish-ministri është shprehur se kur je deputet ke më shumë kohë që të merresh me çështje të tjera, ndërsa ministrat e kanë shumë të ngarkuar axhendën.

“Kur isha ministër, kam qenë i angazhuar me detyrat që kisha si ministër, pozicioni i deputetit të jep më shumë mundësi për të debatuar për temat e diskutuara. Por për të sqaruar opinionin publik mbi qëndrimet e mia, unë i kam pasur qëndrimet brenda Partisë Socialiste.

Bie fjala për në Shkodër, unë kam ngritur shqetësimet qëkur isha brenda partisë. Po kështu kam pasur diskutime identitetit të një familjeje socialdemokrate. Po ashtu kam diskutuar edhe për disa nga çështjet publike, si dekriminalizimi. Sa i përket kësaj çështje, dua të theksoj se si politikanë bëmë një pastrim në vitin 2017, por në vitin 2019 na u kthye ky model”, deklaroi Bushati.

Duke treguar sesi ai e sheh PS-në, ka shpalosur edhe disa ide për partinë e tij. “E para, ka ardhur koha më shumë peshë për socialistin brenda partisë sonë. Po ashtu për komunitetin dhe të vendosim në funksion garën brenda partisë”, tha Bushati, pasi sipas tij, sa më shumë të zgjerohet baza e vendimmarrjes, aq më mirë do jetë për PS dhe për komunitetin”, tha ish-ministri.