Bushati takon këshilltarin e presidentit amerikan McMaster

schedule19:23 - 30 Nëntor, 2017

schedule 19:23 - 30 Nëntor, 2017

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me Këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Çështjet e Sigurisë, Gjeneralin Herbert Raymond McMaster. Bushati, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen e iniciativës së Presidentit Trump për një luftë frontale kundër terrorizmit në kuadër të Koalicioni Global. Si dhe për angazhimin e vendit tonë për të kontribuar aktivisht në operacionet paqeruajtëse të Aleancës Atlantike në zonat konfliktuale. Ndërsa gjenerali McMaster thuhet në njoftim, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit dhe pozicionimin e saj të qartë në funksion të stabilitetit demokratik në rajon./abcnews.al