Incidenti te FRD, Bushati: S’dija si t’ia shpjegoja djalit pse nuk e arreston policia presidentin

schedule23:05 - 23 Mars, 2021

schedule 23:05 - 23 Mars, 2021

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC, se Partia Demokratike po shkakton përplasje para zgjedhjeve duke cenuar mitingjet dhe takimet e socialistëve në shenjë provokim. Ai përmendi rastin e përplasjen në Elbasan për ditën e Verës dhe sherrin e kandidatit demokrat Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca.

“Ne e dimë që kemi shumë rrugë për të bërë. Kemi bomba molotovë dhe protesta të dhunshme të opozitës. As në 1923 nuk doli opozita nga parlamenti. Këta dolën dhe bllokuan gjithçka. Ne nuk pot jemi se jemi në Shqipërinë perfekte por në të gjitha rastet është opozita., Nuk mund të mendohet që një kandidat për deputet të godasë një biznesmen. Po të ishte në radhët tona do bëhej name. Ne nuk i kemi më këto fenomene.

Opozita sot po sjell një acarim për të pasur një argument pse humbën zgjedhjet. Ne nuk kemi protestuar në asnjë miting politik të asnjë force tjetër. Ai që është drejt fitore, do të garantojë një fitore të pastër. Ne nuk e bëjmë atë me kundërshtarin tonë. Ata nuk janë në rrugë të drejtë dhe vijnë e prishin takimet tona. Ne nuk kemi rivalë. PS do vazhdojë të jetë forca e parë politike në Shqipëri. Por në fund të ditës do krahasohesh me dikë. Në çdo vend të botës flitet për kundërshtarin. Dhe krahasim më qytetar që bën PS”, tha ai.

Bushati u shpreh se lista e PD është si në vitin 2013, ndërsa ironizoi edhe rolin e presidentit si dhe përplasjen e tij me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së.

“Lista e PD e Tiranës është fiks si në 2013. Nuk ka asnjë ndryshim. Jemi shumë të qartë dhe shumë në sinkron. Ky është një ekip fitues dhe ne po luajmë për fitoren. Kemi një president që bën kryeopozitarin. PD beson në revolucion por listat e tyre janë njësoj. Unë ditët që ndodhi incidenti me presidentin, nuk dija t’i shpjegoja djalit tim që është 9 vjeç pse polici nuk e arreston atë zotërinë. Derisa nuk ka opozitë, unë e kuptoj që të gjithë do i kemi kundra. Presidenti ka vendosur një precedentë shumë të turpshëm, pasi nuk njeh zgjedhjet. Kemi pafuqinë e një opozite për të ngritur politikisht kauzën e saj për t’u bërë maxhorancë”, deklaroi Bushati./mv.abcnews.al