Bushati për hapjen e negociatave: Puna nis menjëherë

schedule15:22 - 18 Korrik, 2018

schedule 15:22 - 18 Korrik, 2018

Një ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Tiranë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte në një seancë dëgjimore në komisionin e jashtëm për punën që do kryhet gjatë 12 muajve të ardhshëm me procesin e monitorimit të ecurisë së Shqipërisë, bazuar në 35 kapitujt që parashikon procesi i antarësimit të Shqipërisë në BE.

Bushati që është edhe drejtuesi politik i këtij procesi që do kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Europian, iu përgjigj interesit të deputetëve socialistë e atyre të LSI në komision.

Ministri i Jashtëm tha se puna nis pa humbur kohë e në këtë proces duhet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!