Bushati: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po kthehen në çështje morali për BE

schedule18:30 - 22 Qershor, 2021

schedule 18:30 - 22 Qershor, 2021

Ditmir Bushati, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se fillimi i bisedimeve të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë po bëhet një çështje morale për Bashkimin Europian.

Bushati ka shpërndarë një status të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth i cili deklaroi se BE duhet të përmbushë detyrimet se saj ndaj këtyre dy vendeve.

Lexo edhe: Roth: Duhet të përmbushim detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sipas tij ministrit gjerman çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian.

Problemet mes Sofjes dhe Shkupit u bënë pengesë për një vendimmarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike. / Abcnews.al