Bushati në Izrael: Të shkatërrojmë lidhjet mes radikalizmit dhe terrorizmit

schedule15:25 - 4 Shtator, 2018

schedule 15:25 - 4 Shtator, 2018

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare kundër terrorizmit në Izrael, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se duhet bërë gjithçka është e nevojshme për të prishur lidhjen mes radikalizimit dhe terrorizmit.

“Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë dhe nuk duhet të ndihet e dekurajuar”, tha Bushati.

Ministri Bushati në fjalën e tij në konferencë prezantoi angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë theksin tek harmonia fetare, respektimi i të drejtave të njeriut e minoriteteve, vlerat e tolerancës.

Gjatë vizitës në Izrael, ministri Bushati u takua me kryeministrin Netanyahu dhe autoritete të tjera të këtij vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!