Komisioni i Jashtëm diskutoi sot mbi projekt-rezolutën e Partisë Socialiste për “Ndërhyrjet e huaja në procesin elektoral dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.
Projekti është prezantuar nga Taulant Balla i cili u shpreh se në vend ka influencë ruse. Ndërkohë, kundër kësaj ka dalë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Pas debateve të shumta ish ministri nuk mori pjesë në votimin e rezolutës.
“Nuk është propagandë. E kam të nevojshme të them, nuk jemi vend dordolec, nuk është vend anëtar i NATO. Zonja Kdheli edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar Nato-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse ju duket se po ju bezdis, bëjini të gjitha por unë po ju them se na duhet një qasje kombëtare, siç e ka qeveria shqiptare me të metat dhe të mirat e tyre”, tha Bushati, ndërsa në momentin e votimit refuzoi të merrte pjesë.
Më herët ish-ministri u shpreh se nuk ka një influencë të tillë ose sipas tij, nëse ka duhet marrë informacion i specializuar nga shërbimet informative, ndërsa shtoi se në rezolutë mungon edhe një kriter mjaft i rëndësishëm, siç është prania e Shqipërisë në NATO./abcnews.al