“Bushati koleg i vyer”, Kodheli: Patronazhistët njerëz të spikatur, PS duhet të kishte dalje zyrtare

schedule20:35 - 19 Prill, 2021

schedule 20:35 - 19 Prill, 2021

Deputetja socialiste Mimi Kodheli që kandidon e 21-ta në Tiranë për një tjetër mandat e ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC u shpreh se databaze që po qarkullon në media nuk ka dalë nga selia e PS-së, pasi nuk e kanë një të tillë në këtë format me këto të dhëna të detajuara. E ndërsa mori në mbrojtje patronazhistët, referuar akuzave nga opozita dhe Presidenti, Kodheli tha se përgjigjen t’ua japë drejtësia.

E para ky nuk është databaze që mund më rezulton që ne e kemi si njerëz që merremi me këtë punë nga mëngjesi në darkë në kuptimin e mirë të fjalës. Më duket se po i kryqëzojmë njerëzit e pafajshëm. PS nga viti 2008 ka nisur njohjen më nga afër të votuesve të saj, identifikimin e qytetarëve, kjo është një punë që e bën cdo forcë në një mënyrë direkte.

Të dhënat personale që ju thoni…cështja e kartave të ID është një sëmundje e fushatave që duhet të mbarojë së qeni e tillë. Nuk ka të bëjë me PS-në por në përgjithësi me forcat politike, sigurinë se kush do të votojë kë. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Unë kam bërë një herë një diskutim në parlament lidhur me vjedhjet me fushatat elektorale, kush bën më shumë bërtet më shumë. Betohem për nderin tim nuk kam paguar një kafe në këmbim të një vote.

Ne kemi filluar të dimë ku i kemi njerëzit tanë që në vitin 2008, këtë databaze e kemi pasur kohë pas kohe, që kur shkon në një zonë të di kush voton apo jo majtas. Politika patjetër që ushtron presion mbi zgjedhësit, por kjo nuk ka të bëjë me databaze tonë, kjo ka të bëjë me fqinjësinë e mirë, që di kush është bindje të majta dhe kush jo. PS nuk ka të dhëna nga këto që kanë dalë në publik. Në dijeninë time jo. Ka organe kompetente që e zgjidhin këtë gjë, organet besoj se janë në gjendje dhe dijeni të faktit” tha ajo.

Por a duhet të kishte një sqarim PS-ja për të gjithë akuzat që janë ngritur kundër saj? “Unë besoj se ka dalë kryeministri disa herë, por pse mund të kishte një dalje zyrtare publike, njerëzit për të mos u frikësuar dhe për të mos u vendosur në siklet dhe ata të ashtuquajturit patronazhistë. Nuk kemi pse t’i kryqëzojmë, pasi nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Patronazhistët janë qytetarë të thjeshtë, kanë një angazhim shoqëruar të spikatur, që është; “unë këtu në këtë rrethin tim, di të them, kush voton për kë, më duket një logjikë e pranueshme” tha Kodheli.

Në fund të intervistës, Kodheli kishte një koment edhe për Ditmir Bushatin, i cili është përjashtuar nga listat e PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit. “Bushati është dhe do të mbetet një koleg shumë i mirë dhe i vyer i imi” tha ajo./ db/ Abcnews.al