Edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një mbledhjeje të asamblesë së PS për veriun në Shkodër ka deklaruar se parlamenti është legjitim, ndërsa opozita nuk është në rrugën e duhur.
Sipas Bushatit, klima e tensionuar nuk i shërben vendit, por dialogu duhet të funksionojë në bazë të parimeve demokratike.
Për situatën në vend ka folur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ky i fundit tha se Policia e Shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë ta zbatojë për çdo protestë që do të organizohet nga opozita.
“Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka”, tha ministri Lleshaj./abcnews.al