Bursa e energjisë/ Balluku: Po kurorëzojmë punën 5-vjeçare, ky është vetëm hapi i parë

schedule11:36 - 11 Prill, 2023

schedule 11:36 - 11 Prill, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se krijimi i bursës së energjisë, që do e jetë e përbashkët, e Shqipërisë dhe Kosovës, është kurorëzimi i një pune 5-vjeçare.

Gjatë fjalës së saj, në aktivitetin që u mbajt për ankandin për këtë bursë, Balluku u shpreh se ky është vetëm hapi i parë.

“Sot jemi këtu për të kurorëzuar një punë 5-vjeçare. Një punë e cila në disa momente dukej e pamundur, sikur nuk do të zgjidhej kurrë, sikur nuk do të përfundonte kurrë. Por ndërkohë, viti 2022 ka shënuar nevojën ekstreme të të pasurit një bursë energjitike për Shqipërinë dhe për Kosovën. Ja ku jemi sot, për të nisur një proces të rëndësishëm, për të lançuar ankandin e parë të Alpex-it dhe për t’iu dhënë një mundësi që brenda 12 muajve, të kemi kemi edhe 3 ankande ditore të Itradeit, duke e kompletuar këtë proces. A do të jetë e vështirë që këtu e tutje?

Ky është vetëm hapi i parë, tashmë, zyrtarisht kemi një bursë energjitike, e dyta në rajon, e cila i përket Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Tani fillon një hap i ri, një luftë e re për krijimin e likuiditeteve që duhet të ketë kjo bursë. Qeveria shqiptare ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit nga çmimet marramëndëse të tregut. Shqipëria sot është në një nga pozitat më të mira në rajon përsa i përket strategjisë energjitike, zhvillimet që do t’i japim vendit dhe të gjitha qëllimet që i kemi vendosur vetes tonë për të arritur në vitin 2030”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!