Bursa e energjisë, Balluku për ABC News: Deri në shtator synojmë të kemi tre ankande ditore

schedule17:38 - 11 Prill, 2023

schedule 17:38 - 11 Prill, 2023

TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë nisi këtë të martë operimin duke hapur edhe ankandin e parë të tregut të ditës në avancë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një intervistë për ABC News, tha se kjo fazë e re është e ndikuar edhe nga kapaciteti rritës i prodhimit dhe diversifikimi i burimeve të energjisë elektrike.

Ajo theksoi se ditën e sotme u konkretizua punë pesë vjeçare mes  Shqipërisë dhe Kosovës, kjo e ndihmuar edhe nga Amerika dhe partnerët e tjerë nga shtetet evropiane.

“Bursa energjetike shqiptare është një instrument i rëndësishëm për fushën energjetike, sepse po rriten kapacitetet energjetike, dhe këto kapacitete duhet të ekspertohet përmes një platformë të hapur, me bursën energjetike ALPEX. Bëhet fjalë për një punë 5 vjeçare, duke nisur nga ministria, OST, Enti Rregullator dhe kemi pasur mbështetje nga partnerët si USAID  dhe ambasada amerikane  dhe partnerët evropianë.Bursa është një nga elementët që qeveria e SHBA mbështet duke pasur parasysh se siguri energjetike e Shqipërisë është siguria energjetike e rajonit.”, tha Balluku.

Balluku vuri në dukje se, viti 2022 shënoi nevojë ekstreme të të pasurit të një burse për Shqipërinë dhe Kosovën. E pyetur se çfarë do të përfitojnë Shqipëria dhe Kosova nga bursa e energjisë, ministrja tha se përfitohet një treg më i gjerë dhe aftësi më e madhe likuiditeti.

“Kjo është një bursë, e cila do t’i ofrojë shërbim të dyja vendeve dhe është një punë që është bërë midis të dyja vendeve. Përftojnë një treg më të gjerë, likuiditete më të mëdha në bursë, dhe tregtim transparencat përmes platformës, e cila mund të ndiqet online nga gjithsecili. Sfida e radhës do jenë likuiditetet, sepse ne e kemi bursën, dhe është shumë e rëndësishme të ushqehet me sasinë energjetike që do të tregtohen, pro pa vënë në rrezik qytetarët tanë, ne nuk do të detyrojmë KESH të hedhë sasinë në bursë, pa mbuluar nevojat e qytetarëve dhe më pas do të tregtohet në bursë sasia e mbetur. Prioritet është furnizomini me energji i qytetarëve dhe pastaj sasia që prodhohet shtesës shkon në bursë”, tha ajo.

Ministrja tha se brenda shtatorit synohet që të ketë tre ankande ditore, dhe kjo sipas saj do ta fusë tregun e energjisë në një fazë të re.

“Ankandi i parë u çel sot dhe likuiditete ishin të larta.. Synimi deri në shtator të kemi tre ankande ditore. Platforma e ALPEX është platformë, sipas parametrave europiane dhe kjo është platforma e dytë në Ballkanin Perendimor, që duke mësuar edhe platformat e mëparshme, dhe në shtator do kemi tre ankande ditore”, tha Balluku./n.m.abcnews.al