Burri vrau gruan në Fier, Karamuço zbulon çfarë ndodhte në trurin e autorit pas krimit

schedule12:33 - 9 Shkurt, 2022

schedule 12:33 - 9 Shkurt, 2022

Vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj një ditë më parë në Fier tronditi dhe njëherë vendin, duke shënuar krimin e radhës brenda familjes. Petrit Mamaj goditi me thikën e bukës bashkëshorten e tij Valdete Mamaj, më pas u mundua ta raportojë para hetuesve si vetëvrasje.

Veprime gjakftohta ishin ato që autori bëri pasi kreu krimin, i cili me duart me gjak shkoi në lokalin e lagjes dhe konsumoi mëngjesin.

Lidhur me këtë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço thotë në studion e Abc Live se vrasja e djeshme ishte pa paramendim. Sipas tij në përgjithësi krimet e pasionit nuk ndodhin me paramendim. Eksperti shpjegon se dje autori e vrau gruan në gjaknxehtësi e sipër. Karamuço thekson se pas krimit ai është mpirë dhe pasi ka dalë nga kjo situatë më pas është munduar që të fshehë atë që kishte bërë, por në vendngjarje kishte lënë shumë prova.

“Shikohet dinamika në dy aspekte; psikologjike dhe veprimeve konkrete që ai kryen. Janë ngjarje të rënda, por jo të befta. Kanë një mbartjet emocionale, të frustrimit ndër vite. Nga pikëpamja dinamike, ka filluar me dhunë fillimisht psikologjike, pastaj kalon në fizike, pastaj nuk dihet sjellja e femrës, kundëreagimi i saj. Këto subjekte bëhen viktimë për shkak të kushteve sociale. Arrin të durojë këtë bashkëshort që bën këtë dhunë. Këto janë sindroma të Otellos.

Në çdo 3 krime brenda familjes të evidentuara njëra shkon drejt vrasjes. Kemi shifra alarmante. Po shikoja që në hartën globale Australia është e para. Ka një arsye në ato që ne i themi përplasje. Personi pasi kryen këto vrasje që quhen të pasionit, nuk janë me paramendim, ndodhin në gjaknxehtësi e sipër. Pas asaj personi mpihet. Nuk arrin dot të kuptojë çfarë kreu, shikon një kufomë në tokë. Këta prandaj xhelozohen se mendojnë se mund t’u ikë personi. Prandaj vrasin këta njerëz. Pastaj të gjithë ritualin që ka bërë, ka dalë ka ngrënë mëngjesin, ka menduar se çfarë do të bëj që unë të mos fajësohem. 

Këtu ka një përplasje shumë të madhe. Ngjarja është bërë pa paramendim ke lënë shumë gjurmë, pastaj mendon si mund ta mbulosh. Produkti kriminal për ta mbuluar është shumë i dobët sepse nuk ka pasur  paramendim”, tha eksperti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!