Burri rreh gruan brutalisht, pasi e dërgoi në spital gënjeu mjekët: Ra nga shkallët

schedule08:09 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:09 - 10 Dhjetor, 2021

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u rrah brutalisht nga i shoqi në Aleksandropolis të Greqisë. Ai u dërgua me plagë të rënda në spital 5 ditë më parë.

Bashkëshorti i saj u tha mjekëve se 29-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve kishte rënë nga shkallët.

Mjekët e shtruan me urgjencë në spital duke konstatuar se ai kishte dëmtime të rënda në mëlçi.

Ajo iu nënshtrua ekzaminimeve nga ku rezultoi edhe pozitive me COVID. Mjekët kryen katër operacione dhe më pas e shtruan 29-vjeçaren në pavijonin e të infektuarve me koronavirus.

Ajo mbylli sytë mbrëmjen e të enjtes. Tashmë pritet rezultati i autopsisë për të mësuar shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!