Ndoshta, jo të gjithë do ta bënin. Por ky burrë është bërë viral në rrjet, pasi qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion, duke i liruar vendin gruas së tij që të flejë gjumë.
Sakrifica është për tu duarktrokitur. Pamjet u bënë virale disa kohë më parë në rrjetet sociale dhe burri në fjalë u komentua pafund për atë që ka bërë.
Me siguri nuk është e lehtë për askënd ta bëjë këtë? Nga ana tjetër, të qëndrosh në këmbë për kaq shumë orë vetëm që gruaja të flejë rehat, a nuk është pak e tepërt?
Komentet ishin nga më të ndryshme. Shumë prej tyre pyesnin se një zgjidhje mund të ishte që edhe ai të qëndronte ulur dhe gruaja të flinte në krahët e tij.
Një tjetër thotë, “dashuria nuk duhet të jetë martirizim miqtë e mi, duhet të jetë dashuri dhe me siguri gruaja nuk ka ndjerë shumë dashuri kur burri i saj ngrihej në këmbë dhe ajo flinte si zog pa u kujdesur se çfarë po ndodhte.”
Nga ana tjetër, sigurisht që gjykojmë nga një foto dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht në avion , nuk dimë shkaqet apo çfarë ka ndodhur saktësisht në këtë skenë. Pra, ndoshta gjithçka që themi është e pavlefshme që në fillim. /abcnews.al