Burreli ka gjetur trajnerin e ri. Pas largimit të Gentian Stojkut, matjanët ishin në kërkim të një tjetër trajneri. Drejtuesit kanë parë alternativat në treg dhe kanë vendosur t’i bëjnë një ofertë lezhjanit Alert Alcani.
Mat TV ka publikuar edhe nje foto të teknikut Alcani para seancës së sotme stërvitore. Në të shkuarën ish-qendërmbrojtësi i Partizanit ka drejtuar skuadrat e Kastriotit dhe Shënkollit. Gjithashtu ai ka punuar edhe me ekipin e dytë të Partizanit.
Tanimë misioni i tij është të rikthejë Burrelin te rezultatet pozitive, pasi nisja e kampionatit nuk ka qenë e mirë. Vetëm një fitore kundër Dinamos në katër javë kanë marrë matjanët, duke u renditur në vendin e tetë në klasifikim. /abcnews.al