Burrë e grua digjen të gjallë në Greqi, plagosen dhe 3 zjarrfikës në “luftë” me flakët

schedule15:20 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:20 - 17 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kypseli të Greqisë.

Sipas mediave fqinje bëhet me dije se një zjarr i madh ka djegur një banesë në katin e pestë, në rrugën 35 Filotimou. Si pasojë, kanë humbur jetën një çift të moshuarish, ndërsa tre zjarrfikës janë plagosur teksa kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Sipas dëshmisë së dhëndrit të çiftit, burri 90-vjeç dhe gruaja 86-vjeçe nuk kanë pasur mundësi të dalin nga shtëpia në kohën e duhur, pasi vajza e çiftit kishte dal për të shkuar në farmaci dhe ata ndodheshin vetëm.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për zbardhur shkaqet e zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!