“Burrat nuk durohen në shtëpi”, pensionistët në shëtitje: Si e kalojmë kohën në izolim

schedule09:19 - 25 Prill, 2020

schedule 09:19 - 25 Prill, 2020

Ashtu siç u njoftua ditën e djeshme, pensionistët kanë leje të dalin këtë të shtunë deri në orën 11:00.

Gazetarja Leontina Nika raportoi për ABC News nga sheshi “Shtraus” se situata në këtë shesh është e qetë dhe ndryshe nga çfarë është mësuar të shihet në këtë shesh.

Shihen pak pensionistë që kanë vendosur të dalin, disa prej tyre shihen të mbajnë maska.

Disa prej tyre janë të ndërgjegjësuar se duhet të qëndrojnë të mbyllur dhe thonë se tashmë janë mësuar me këtë situatë.

Çfarë është optimiste tek kjo moshë është fakti se ata shprehen për mikrofonin e ABC News të qetë dhe në humor.

Të pyetur si e kalojnë kohën në izolim, ata thonë se mundohen ta zënë kohën duke lexuar, duke gatuar por nuk edhe zënkat në familje nuk mungojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!