Burrat në front, gratë ukrainase bëjnë bomba molotov për të mbrojtur qytetin e tyre

schedule18:19 - 26 Shkurt, 2022

schedule 18:19 - 26 Shkurt, 2022

Në qendër të këtij qyteti të madh ukrainas, Dnipro,  turma grash të strukura në bare janë duke bërë bomba molotov. Këto janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.

Sipas BBC, lishte mësues, avokatë dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç  tha një grua, ishte “shumë e frikshme”.

Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. Nga ana tjetër, burrat ishin rreshtuar – për t’u regjistruar, për të luftuar.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!