Kushtet e statusit neutral të Ukrainës diskutohen në bisedimet në Stamboll.
Kjo është bërë e ditur nga media Interfax duke cituar një burim rus i njohur me ecurinë e negociatave.
“Palët kanë filluar negociatat në nivelin e kryetarëve të delegacioneve. Në veçanti, u ngrit çështja e kushteve të statusit të mundshëm neutral të Ukrainës,” tha burimi.
“Me sa duket, takimi mund të përfundojë me kushtet e statusit neutral të vënë në letër,” shtoi ai. /abcnews.al/